Our political work has an impact on us in the workplace so it’s something we need to do in the union too.

~ Anthony Faulk, 32BJ Member, Mid-Atlantic District

East Midtown Rezoning FAQ (Albanian)

Çfarë është përcaktimi i zonave të reja ne Lindjen e Midtown?

Qyteti ka për qëllim të nxisë zhvillimin e gjashtëmbëdhjetë deri në tridhjetë ndërtesave të mëdha tregtare në East Midtown. Sipas propozimit për përcaktimin e zonave të reja, sipërmarrësve të ndërtimeve urbane do tu  lejohet për të ndërtuar ndërtesa të larta, në qoftë se ato kontribojnë në një fond të përmirësimit publik që do të përdoret për përmirësimet e transportit publik dhe hapësirat publike.

Çfarë do të thotë ‘rizonim’?

Qyteti ka rregulla për qka mund të ndërtohet në çdo grimë të tokës në qytet. Përcaktimi i zonave të reja ndryshon rregullat për atë qka mund të ndërtohet në një pjesë të tokës apo një lagje. Në East Midtown, qëllimi i përcaktimit të zonave të reja është për të ndërtuar ndërtesa të mëdha tregtare.

Përcaktimi i zonave të reja duhet të kalojnë nëpër një proces publik dhe do të votohet nga Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut në korrik.

Cila është zona që do të caktohet?

Qyteti është duke planifikuar për të ricaktuar një zone prej 78-bllokave në East Midtown, nga rruga e 39  deri  në  rrugën e 57  në mes të 5 Avenue dhe 3 Avenue.

Si do të jem të prekur une dhe anëtarët e tjerë të 32BJ?

Shumë ndërtesa të vjetra dhe ato më të vogla mund të shkatërrohet gjatë 20 viteve të ardhshme për të liruar rrugën e 16 deri në 40 ndërtesave të reja të mëdha komerciale . Shumë prej këtyre ndërtesave janë ku anëtarët 32BJ punojnë si pastrues dhe / ose oficerë të sigurisë. Me mbylljen e ndërtesave të sindikatave  për rinovim ose rindërtim, anëtarët 32BJ do të zhvendosën.

Kur do të ndodhin të gjitha këto ndryshime?

Këto ndryshime mund të marrin një kohë të gjatë. Qyteti mendon se do të marrë rreth 20 vjet për këto ndryshime të ndodhin. Ne nuk presim që të gjitha ndërtesat ekzistuese të shemben menjëherë dhe të gjitha ndërtesat e reja të fillojn të ndërtohen menjëherë.

Por, ne mund të shohim ndryshimet qe fillojnë të ndodhin në ndërtesa individuale të sindikatës së shpejti, si largimi i qiraxhinjëve the mbyllja e  ndërtesave.

Çfarë mund të bëjmë ne për të mbrojtur punët e anëtarëve të 32BJ që punojnë në këto ndërtesa?

Ne kemi deri në korrik, kur Këshilli Bashkiak pritet të votojn në këtë plan, për të punuar me zyrtarët e zgjedhur dhe sipërmarrësit e ndërtimeve urbane. Ky është shansi ynë për të ndryshuar  planin, dhe që pjesë e ketij plani të jetë sigurimi dhe mbrojtja e punëve tona dhe krijimi i vendeve të mira pune.

Në disa nga kontratat tona, ka tashmë mbrojtje. Ne kemi filluar bisedat me pronarët për ti nxitur ata për mbrojtjen e vendeve të punës dhe zotimin për punë të mira.

A do të jen punët e shërbimit në ndërtesat e reja punë të mira, punë e sindikatave?

Ndërsa plani është duke kaluar nëpër procesin e miratimit, ne po i kërkojmë pronarëve që të angazhohen për krijimin e punëve  të mira të  sindikatës për pastrim dhe / ose oficerë të sigurisë në ndërtesat e reja

Si mund të inkuadrohem?

Procesi i shqyrtimit publik po ndodh tani dhe do të vazhdoj deri në fund të korrikut. Vendimet e bëra tani do të ndryshojn  20 vitet e ardhshme të ndertimeve në East Midtown. Ne duhet të jemi  në çdo seancë publike duke i bërë thirrje sipërmarrësve të ndërtimeve  për të mbrojtur dhe për të krijuar vende të mira pune.

Bisedoni me e kryetarin e repartit (shop steward) ose delegatin e sindikatës tuaj në lidhje me nënshkrimin e peticionit të 32BJ  për punë të mira, dhe për ardhur nëpër takime dhe seanca publike. Është e rëndësishme që ju dhe kolegët tuaj të merrni pjesë për të ndihmuar që punët e mira te sindikatave të rriten dhe të kenë cilësin e lart.