March 21, 2010
HELP USING THIS SITE | CONTACT US | RELATED LINKS | SITE MAP | SEARCH
SEIU 32BJ SEIU 32BJ

home
about the union
calendar
contact us
contracts
32BJ districts
member benefits
newsroom
political action
publications
volunteer
YOU ARE HERE >> About The Union

Rreth Unionit

SEIU 32BJ është Unioni më i madh i punonjësve të shërbimit të ndërtesave, i cili përfaqëson më shumë se 120.000 pastrues, punonjës sigurimi, portierë dyersh, hamallë, punonjës riparimi, shoferë autobusësh dhe ndihmësa, pastrues dritaresh dhe punonjës të shërbimit të ushqimit në tetë shtete dhe në Uashington D.C.

Anëtarët e 32BJ punojnë në ndërtesa apartamentesh banimi, në zyra tregtare, aeroporte, konvikte universiteti e kolegji, shkolla publike, teatro, arena dhe stadiume. Vendet e punës përfshijnë vende të tilla si Empire State Building (Ndërtesa shtetërore e stilit Ampir), stadiumi Yankee dhe Citifield, Selia shtetërore e shtetit Kenetikë, Bashkia e qytetit Filadelfia, Instituti Franklin, Selia e Çelikut Amerikan, Parku PNC dhe Fusha Heinz,  Rruga Lincoln, Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Pentagoni, si dhe milje të tëra zyrash që nga  Hartford, Kenetikë deri në Virgjinian veriore dhe Miami i Floridës.

32BJ ka lidhje me Unionin Ndërkombëtar të Punonjësve të Shërbimit (Service Employees International Union - SEIU), një organizatë me mbi 2 milion anëtarë që bashkohen nga besimi i përbashkët në dinjitetin dhe vlerën e punonjësve dhe të shërbimeve që sigurojnë ata. Në mënyrë që të ngrejë standardet e industrisë dhe të përmirësojë jetën e njerëzve, SEIU fokuson një sasi të madhe burimesh në organizimin e anëtarëve të rinj në union.

Si pjesë e fushatave Drejtësi e SEIU-u për Pastruesit, Qëndrim për Sigurim dhe fushatës së Punonjësve të Shërbimeve të ndryshme, 32BJ ndihmon punonjësit e shërbimit të ndërtesave që të dalin nga varfëria duke pasur rroga të mjaftueshme për jetesë dhe përfitime domethënëse, ku përfshihet kujdesi shëndetësor dhe mungesat e paguara për ditët e sëmura.

Anëtarët e SEIU 32BJ vijnë nga 64 vende të ndryshme dhe flasin 28 gjuhë të ndryshme, por të gjithë janë të bashkuar në luftën e vetme të përbashkët për drejtësi dhe njerëzillëk. Anëtarët tanë janë një koalicion i larmishëm i emigrantëve që punojnë shumë dhe i individëve që kanë lindur këtu, por që janë të bashkuar së bashku për të plotësuar Ëndrrën Amerikane.

9/18/09

Union Leadership

Bio of President Mike Fishman MIKE FISHMAN
PRESIDENT
Bio of Executive Vice President Kevin Doyle KEVIN DOYLE
EXECUTIVE VICE PRESIDENT
Bio of Secretary-Treasurer Héctor Figueroa HÉCTOR FIGUEROA
SECRETARY-TREASURER

 



Kyle Bragg
George J. Francisco
Lenore Friedlaender
Brian Lambert
Valarie Long